Project Description

A-Logistics Company është një kompani e vendosur në Tiranë, e cila ofron shërbime të plota logjistike.

Në A-Logistics, ne qëndrojmë krenar dhe të përkushtuar në shërbimin që ofrojmë mbi konkurentët të cilët ofrojnë shërbime logjistike. Kombinimi unik midis eksperiencës shërbimit dhe teknologjisë na lejon ne që të ofrojmë shërbime cilësore dhe të besueshme.

Të gatshëm dhe të përgjegjshëm për çdo ngarkesë tuajën, duke organizuar tërheqjen dhe dorëzimin e ngarkesave në kohë. Në kontakt të vazhdueshëm me klientët dhe furnitorët për një transport të shpejtë dhe të sigurt si dhe organizimin e transportit sipas çdo informacioni që merret për ngarkesën. Kjo metodë pune na lejon që të kemi përherë një përzgjedhje të duhur të mjeteve të cilat kryejnë transportin e ngarkesave tuaja në kohën më të shpejtë.

Partneriteti ynë me kompani vendase dhe të huaja na mundëson të mbështesim çdo kërkesë dhe nevojë tuajën për shërbime logjistike të brendëshme dhe internacionale nëpërmjet transportit rrugor, detar dhe ajror. Gjithashtu jemi të specializuar dhe ofrojmë shërbime magazinimi.

Në shërbimin tuaj, çdo person i stafit do të sigurojë dhe dedikohet ngarkesës tuaj për organizimin e tërheqjes së saj në mënyrën më të mirë të mundëshme.

Flota e mjeteve është e monitoruar në mënyrë konstante me qëllim optimizimin dhe efikasitetin e transportit që kryhet, duke procesuar të dhëna statistikore për ngarkesat. Falë të dhënave që mbledhim dhe përpunojmë në një bazë ditore, ne sigurohemi që organizimi dhe transporti  i mallrave të kryhet në kohë dhe me rezultatet e kërkuara.

A – Logistics

  • Client

    Gold Eye Themes

  • Skills

    • Design
    • Photography
    • HTML
    • jQuery
Live Preview